Presidentja Vjosa Osmani ka takuar këtë të shtunë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof në Pragë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, duke ndarë në rrjetet sociale disa foto nga ky takim.
Osmani ka zbuluar se me Kasnof kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend si për dialogun me Serbinë.
“Kënaqësi të takoj në Pragë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Alexander Kasanof. Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
/abcnews.al