Monedha europiane shënoi nivelin më të ulët historik të regjistruar gjatë muajit gusht. Nga të dhënat në kursin e këmbimit euro humbi 0.49% pikë kundrejt lekut gjatë muajit gusht. Në bazë të dhënave të Bankës së Shqipërisë euro e mbylli muajin në vlerën e 99.65 lekëve.
Nëse bëjmë një krahasim të kursit të këmbimit euro-lek për pjesën e parë të vitit rezulton se monedha europiane është zhvlerësuar ndaj lekut shqiptar me mbi 8% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të qëndroj rreth këtij niveli duke përcaktuar një normalitet të ri. Kjo e nxitur nga flukset turistike në vend si dhe prurjet nga remitancat. Po ashtu të tjerë faktor që kanë ndikuar në shtimin e valutës në treg janë edhe investimet e huaja dhe shitja e pasurive të paluajtshme.
Për të mbajtur të stabilizuar kursin e kembimit euro –lek Banka e Shqipërisë rriti sasinë e eurove që do të blejë në treg për arsye të rritjes së rezervës.Për këtë vit parashikohet që nga tregu të tërhiqet 250-330 milionë euro.
Pertej euros edhe dollari amerikan ka regjistruar nivele shumë të ulëta përballë lekut shqiptar duke u këmbyer me 89 lekë niveli më i ulët i shënuar në 16 vitet e fundit./abcnews.al