Tronditëse në Francë, burri drogon gruan dhe rekruton persona të panjohur për ta përdhunuar

schedule08:07 - 31 Gusht, 2024

schedule 08:07 - 31 Gusht, 2024

Një rast tronditës ka ndodhur në Francë, ku një pensionist akuzohet se ka rekrutuar persona në internet për të përdhunuar gruan e tij pasi ai e drogoi atë në gjendje të pavetëdijshme.

50 burra të tjerë do të gjykohen për përdhunimin e gruas pranë qytetit të Avignon në Francën jugore, së bashku me të dyshuarin kryesor, një 71-vjeçar. Avokatët e saj thonë se gruaja ishte aq rëndë saqë ajo nuk ishte në dijeni të abuzimit që pësoi.

Gjyqi do të jetë “një sprovë e tmerrshme” për gruan, tashmë 70-vjeçare, e cila nuk donte të përmendej emri, tha Antoine Camus, një nga avokatët e saj.

“Për herë të parë, pas kaq shumë kohësh, asaj do t’i duhet të rijetojë përdhunimin që pësoi për 10 vjet,” tha ai për AFP, duke shtuar se klientja e tij “nuk kishte kujtime” për abuzimet, të cilat ajo i zbuloi vetëm në vitin 2020.

“Ajo është absolutisht e vendosur të përballet me përdhunuesit e saj dhe bashkëshortin e saj prej 50 vitesh, por për të cilët nuk dinte asgjë, siç zbuloi në moshën 68-vjeçare”, tha avokati./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!