Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në një sipërfaqe në Leskovik, zjarrfikësit lokalizojnë flakët që rrezikonin stallat e bagëtive

schedule10:25 - 30 Gusht, 2024

schedule 10:25 - 30 Gusht, 2024

Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe me bazë ushqimore për bagëtitë në Leskovik. Zjarri u konstatua rreth orës 07:30 të mëngjesit dhe pas marrjes së njoftimit, shërbimi zjarrfikës dhe policia u nisën drejt vendngjarjes.

Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur lokalizimin e flakëve të cilat rrezikonin të përhapeshin dhe të përfshinin nga flakët edhe stallat e bagëtive që ndodheshin afër.

Policia po heton për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit i cili paraprakisht dyshohet të jetë i qëllimshëm./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!