Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kishin fshehur 3 kg në motorin e makinës, arrestohen dy të rinj shqiptarë në Itali

schedule08:18 - 30 Gusht, 2024

schedule 08:18 - 30 Gusht, 2024

Dy shqiptarë, 24 dhe 28 vjeç, u arrestuan në provincën e L’Aquila të Italisë pasi u kapën me drogë.

Dy të rinjtë kishin fshehur një sasi droge prej tre kilogramë kokainë në pjesën e motorit të makinës.

Policia ishte vënë në gjurmët e dy shqiptarëve prej disa kohësh, të dyshuar për kryerjen e një operacioni të trafikut të drogës që do të sillte mbi 100 mijë euro.



Operacioni përfundoi me sukses pasditen e së enjtes në orën 18:00, kur makina e monitoruar u ndalua pranë Guidonia, pak jashtë Tivoli, provincës së Romës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!