Shefi i ushtrisë së Ukrainës Oleksandr Sirsky, ka deklaruar se presioni rus është intensifikuar ditët e fundit.
Nëpërmjet një reagimi të bërë në thotë Facebook ai shkruan se Rusia po sulmon më te gjitha mjetet e mundshme, duke u përpjekur të thyejë mbrojtjen e Ukrainës.
“Lufta është jashtëzakonisht e ashpër,” thotë më tej ai.
Nga ana tjetër Holanda i ka dhënë leje Ukrainës t’i përdorë avionët luftarakë F-16 në territorin rus, të cilët i ka dhuruar kohë më parë.
Pilotët ukrainas janë trajnuar se si t’i përdorin F16-shat nga partnerët perëndimorë për muaj të tërë.
/abcnews.al/