Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kuleba: Kemi nevojë për raketa për të mposhtur Moskën

schedule13:54 - 29 Gusht, 2024

schedule 13:54 - 29 Gusht, 2024

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba iu bëri thirrje vendeve aleate për më shumë armatim për të mposhtur Moskën. Nga Brukseli, ai tha se vonesat në armatim shkaktojnë humbje njerëzore.

“Ne mund ta mposhtim Rusinë, ne e kemi vërtetuar edhe një herë. Por ne duhet të jemi në gjendje të godasim objektivat legjitime ushtarake brenda Rusisë, aeroportet nga vijnë sulmet ndaj Ukrainës, nëse kemi mjaft raketa dhe mund të godasim objektivat, ne do zvogëloni presionin në infrastrukturën kritike.

“Ne kemi treguar se vijat e kuqe të Rusisë janë bosh, nuk ka frikë nga përshkallëzimi. Por ka shumë vonesa mes njoftimeve për ndihmë ushtarake dhe dërgesave, ato janë vonesa që ne i paguajmë me jetë njerëzore”, u shpreh Kuleba./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!