Policia e Divjakës ka shpallur në kërkim një 35 vjeçar dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë pas një konflikti midis tyre.
Sipas policisë, 35 vjeçari dhe vjehrri i tij janë konfliktuar me një 63 vjeçare, të tre banues në fshatin Karavasta e Re, për një tokë publike me pretendimin se e kanë në pronësi.
35 vjeçari është shpallur në kërkim pasi dyshohet se e ka kërcënuar me armë zjarri shtetasen./abcnews.al