Jahti Bayesian që u fundos në Palermo, sipas ekspertëve mjedisorë është një “bombë me sahat” për zonën, pasi në rezervuarin e anijes në momentin kur është fundosur ka pasur 18 mijë litra karburant.
Ndaj për autoritetet italiane tani prioritet do të jetë para së gjithash asgjësimi i karburantit që mund të ketë efekte ndotëse nëse do të rrjedhë nga jahti. Jahti ndodhet i fundosur në 49 metra thellësi, në ujërat e portit Porticello, e shtrirë në anën e djathtë.
Me indikacione të prokurorëve, zhytësit e rojës bregdetare janë rikthyer në aksion edhe në zonën ku u fundos jahti, gjysmë milje larg bregut, për të kryer disa kontrolle dhe për të monitoruar çdo derdhje nafte.
Për momentin nuk ka rrjedhje karburanti, por depozita duhet të zbrazet plotësisht. Hapi i dytë mund të jetë sigurimi i jahtit për të vazhduar me një plan të detajuar për rikuperimin e saj.
Pasi depozita me naftë të jetë zbrazur dhe të hartohet një plan, kompania e transportit do ta paraqitet tek autoritetet për të marrë leje për të vazhduar me zhvendosjen e Bayesian, në një operacion që mund të zgjasë disa javë.
/abcnews.al