Pas pësimit të një frakture në fytyrë, tronditje, si dhe dëmtim të gjurit, sulmuesi i Freiburg, Luca Waldshmidt ka kryer një operacion të suksesshëm për të riparuar frakturën e fytyrës së tij, e cila ishte dëmtuar rëndë. Incidenti ndodhi në minutën e 88-të në takimin mes Gjermanisë dhe Bjellorusisë.
Një pjesë e dëmtimeve të Waldshmidt, veçanërisht ato në gju dhe kyçin e këmbës, erdhën pas një rënie të pakontrolluar në tokë, përplasje që erdhi si pasojë e humbjes së ndjenjave për disa sekonda.
Megjithëse operacioni ishte i suksesshëm, rikuperimi i frakturës së fytyrës është një proces që kërkon kohë të gjatë dhe mbetet e paqartë se sa kohë Waldshmidt do të qëndrojë jashtë fushave./abcnews.al