Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kanadaja “zemëron” Pekinin, vendos tarifa shtesë 100% për makinat elektrike kineze

schedule08:20 - 27 Gusht, 2024

schedule 08:20 - 27 Gusht, 2024

Kanadaja njoftoi se do të vendosë një tarifë 100% për importet e automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë (EV) pas njoftimeve të ngjashme nga SHBA dhe Bashkimi Evropian.

Vendi gjithashtu planifikon të vendosë një taksë prej 25% për çelikun dhe aluminin kinez.

“Ne po e transformojmë sektorin e automobilave të Kanadasë për të qenë një lider global në ndërtimin e automjeteve të së nesërmes, por aktorë si Kina kanë zgjedhur t’i japin vetes një avantazh të padrejtë në tregun global”, tha kryeministri kanadez Justin Trudeau.



Vendimi për automjetet elektrike kineze do të hyjnë në fuqi më 1 tetor, ndërsa ato për çelikun dhe aluminin do të zbatohen nga 15 tetori.

Kanadaja dhe aleatët e saj perëndimorë akuzojnë Kinën për subvencionimin e industrisë së saj të automjeteve elektrike, duke u dhënë prodhuesve të saj një avantazh të padrejtë.

Kina e ka quajtur veprimin “proteksionizëm tregtar”, i cili “shkel rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë”./abcews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!