Një aksident është shënuar mesditën e kësaj të hëne në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit, 30 dhe 38 vjeç, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

