Habia e tifozit anglez: E pabesueshme, pronari i hotelit nuk pranoi para!

schedule14:20 - 18 Nëntor, 2019

schedule 14:20 - 18 Nëntor, 2019

Pritja që tifozët dardanë i bënë kombëtares angleze dhe jo vetëm bëri jehonë në mediat e huaja. Tifozët anglezë qëndruan në Prishtinë më shumë se 24 orë dhe janë mahnitur nga atmosfera në qytet.

Madje një nga tifozët ka treguar në ‘Twitter’ aventurën e tij në Kosovë dhe ka mbetur i habitur nga populli vendas. “Nuk kam parë si mikpritja në Kosovë. Pronari i hotelit na lejoi të qëndronim falas dhe na bleu 4 birra. Është e pabesueshme”, tregon tifozi anglez.

Edhe pse nuk arritën dot të kualifikohen, Kosova e ka edhe një shans të artë në muajin mars. Përmes Ligës së Kombeve, dardanët fillimisht do të luajnë kundër Maqedonisë së Veriut. Nëse i kalojmë fqinjët atëherë presim fituesin e çifiti Gjeorgji-Bjellrusi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!