Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kërkesat e Izraelit për vendosjen e ushtrisë në Gaza po bllokojnë armëpushimin

schedule14:30 - 23 Gusht, 2024

schedule 14:30 - 23 Gusht, 2024

Mosmarrëveshjet për vendosjen e ushtrisë së Izraelit në Gaza dhe lirimin e të burgosurve palestinezë po pengojnë një marrëveshje armëpushimi në enklavën palestineze, sipas burimeve.

Burimet, duke përfshirë dy zyrtarë të Hamasit dhe tre diplomatë perëndimorë, thane për Reuters se mosmarrëveshjet kanë të bëjnë me kërkesat shtesë të bëra nga Izraeli që kur Hamasi pranoi një version të propozimit të armëpushimit që prezantoi presidenti amerikan Joe Biden.

Sipas burimeve, Hamasi ishte veçanërisht i shqetësuar për kërkesën e fundit të Izraelit për të vendosur ushtrinë e tij përgjatë Korridorit Nejarim si dhe Korridorit të Filadelfias, një brez i ngushtë kufitar midis Gazës dhe Egjiptit.



Rikujtojmë se ushtria izraelite pushtoi Korridorin e Filadelfias, duke kontrolluar kështu kufirin e Gazës me Egjiptin, i vetmi vendkalim i enklavës që nuk kufizohet me Izraelin.

Hamasi konsideron se Izraeli i ka ndryshuar kushtet dhe parametrat e tij “në minutën e fundit” dhe është i shqetësuar se çdo lëshim që bën do të plotësohet me më shumë kërkesa, tha një nga burimet për Reuters.

Në një deklaratë të dielën, Hamasi tha se propozimi që doli nga bisedimet e javës së kaluar ishte shumë i afërt me qëndrimet e fundit të Netanyahut për vendosjen e kushteve të reja.

Ai u kërkoi negociatorëve që t’i përmbahen versionit të korrikut të marrëveshjes kuadër, në vend që të fillojnë negociatat e reja.

Në një deklaratë përpara bisedimeve të javës së kaluar, zyra e kryeministrit izraelit mohoi kërkesat e reja, duke thënë se pozicioni i saj bazohej në propozimin e mëparshëm.

Në një deklaratë, Hamasi tha se propozimi i Izraelit në maj ishte që vetëm civilët e paarmatosur të mund të ktheheshin në veri të Gazës.

Propozimi i ri i Izraelit, megjithatë, për të cilin deklarata thoshte se u prezantua për herë të parë në një takim të ndërmjetësve në Romë më 27 korrik, ishte se duhet të krijohej një mekanizëm specifik dhe i rënë dakord për të siguruar këtë, duke nënkuptuar një prani ushtarake izraelite në Nejarim për të parandaluar lëvizjen e mundshme të luftëtarëve të Hamasit.

Sekretari i Shtetit i SHBA Anthony Blinken përfundoi udhëtimin e tij në rajon të martën, duke kërkuar të sjellë rezultate nga negociatat.

Një diplomat perëndimor, duke përshkruar kërkesat e fundit të Izraelit në bisedimet e udhëhequra nga SHBA, tha se duket se Shtetet e Bashkuara kishin pranuar ndryshimet e propozuara nga Netanyahu, duke përfshirë vendosjet e vazhdueshme ushtarake izraelite në dy korridore.

Një zyrtar amerikan e kundërshtoi atë propozim, duke thënë se bisedimet e do të synonin të sqaronin mosmarrëveshjet mbi korridoret e Filadelfias dhe Najarim, numrin e të burgosurve palestinezë dhe kush do të lirohet, ndër të tjera.

Blinken hodhi poshtë gjithashtu çdo sugjerim se trupat izraelite do të pushtonin Gazën në një bazë afatgjatë, duke thënë në konferencën për shtyp se koha dhe vendndodhja e tërheqjes së forcave ushtarake izraelite ishte shumë e qartë në marrëveshje.

Raundi tjetër i bisedimeve pritet në Kajro në ditët në vijim, bazuar në propozimin amerikan.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!