Dy shtetas nga Maqedonia e Veriut, të moshës 24 dhe 28 vjeç janë arrestuar nga policia pasi i vodhën një pushueseje nga Greqia çantën me sende personale.
Ngjarja ka ndodhur në plazhin e quajtur “Pema e Thatë”.
Ndërkohë hetimet vijojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
/abcnews.al/