Dirta e Gjilanit u mposht me rezultatin 2-0 në aktin e parë të duelit “play off” të Ligës së Konferencës ndaj “gjigantëve” polak të Legia Warzaw.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa në minutën e 30-të skuadra kosovare mbeti me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Gomda.
Golin e parë vendasit e gjetën në minutën e 56′-të, me anë të sulmuesit Blaz Kramer, i cili realizoi me kokë, Për golin e dytë mendoi Marc Gual, i cili në minutën e 83′-të, vulosi shifrat në 2-0. Dueli i kthimit do të zhvillohet pas 1 jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku skuadra e Zekerija Ramadanit do të tentojë mrekullinë, edhe pse në letër situata duket shumë e vështirë. /i.m /abcnews.al