Granti nga USAID-i për Kosovën, Grenell kritik: Veprimet e Kurtit të rrezikshme, të mos mbështetet

schedule12:09 - 22 Gusht, 2024

schedule 12:09 - 22 Gusht, 2024

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, kritikoi Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), e cila i dha Prishtinës rreth 3.5 milionë dollarë ndihmë.

Grenell e ka cilësuar këtë veprim “korrupsion të pastër”.

Ai e ka lidhur dhënien e granteve për Prishtinën nga USAID-i me praninë e kryeministrit Albin Kurti, në konventën e Partisë Demokratike të SHBA-së, që po mbahet në Çikago.

Në një reagim në platformën X, Grenell u shpreh se SHBA-të tani po financojnë “veprimet e njëanshme dhe të rrezikshme të Kurtit”, të cilat ai i dënoi dhe i bëri thirrje inspektorit të përgjithshëm të Departamentit të Shtetit të hetojë këtë grant dhe të zbulojë arsyet pse po jepet tani.

/abcnews.al/