Historia dhe kultura e Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më tepër të huajt.
Një prej destinacioneve të trashëgimisë kulturore është kalaja e Gjirokastrës, ngritur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë.
Më tepër interes shfaqin italianët, spanjollët e francezët .
Kalaja e Gjirokastrës është e lidhur ngushtë me vetë qytetin.
Prej saj mund të kundrosh peisazhin mahnitës.
“Duket një qytet i pasur me kulturë dhe monumente historike. Po vizitojmë kështjellën dhe do të shëtisim Gjirokastrën. Duket një qytet i bukur.”, tha një turist.
“Është hera e parë në Gjirokastër, është bukur”, theksoi një tjetër.
“Erdhëm mbrëmë, kemi parë vetëm kështjellën, më herët ishim në Durrës dhe Butrint”.
Me gjithë vlerat që posedon kalaja e Gjirokastrës është tejet tërheqëse për turistë nga mbarë bota.
Numri i shtuar i vizitorëve pranë këtij monumenti një prej më të mëdhenjve në Ballkan është shoqëruar edhe me zgjatje të orarit nga punonjësit e trashëgimisë kulturore.