Pak minuta para sfidës, yjet anglezë zbresin në “Fadil Vokrri”

schedule17:18 - 17 Nëntor, 2019

schedule 17:18 - 17 Nëntor, 2019

Në orën 18:00, starton sfida mes Kosovës dhe Anglisë, një sfidë historike për përfaqësuesen dardane. “Tre Luanët” janë një ndër kombëtaret më të mëdha në botë, me yje të shumtë në përbërje. Sot, në “Fadil Vokrri”, kanë shkelur shumë futbollistë të mirënjohur.

Harry Kane, Raheem Sterling, Hudson-Odoi dhe Tammy Abraham janë vetëm disa nga emrat e njohur që kanë marrë vëmendje të madhe, me shumë tifozë shqiptarë që kanë përfituar t’i shohin nga afër.

Rritja e jashtëzakonshme e Kosovës ka bërë që emra të tillë të vijnë në Prishtinë dhe në të ardhmen, kjo gjë pritet të shndërrohet në normalitet./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!