Golat e Bruno Fernandes dhe Cristiano Ronaldos i dhuruan fitoren Portugalisë në Luksemburg dhe kualifikimin në Euro 2020. Jashtë mbeti Serbia, që shpresonte te frenimi i kampionëve në fuqi dhe fitorja kundër Ukrainës. Asnjëra nuk ndodhi dhe serbët do të shohin Europianin nga shtëpia.
Dueli i zhvilluar në Beograd u mbyll në barazim 2-2. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, por djemtë e Shevchenkos ruajtën pathyeshmërinë në grupin B. Ukraina dhe Portugalia grumbulluan më shumë pikë se të gjithë në këtë grup dhe janë dy skuadrat e kualifikuara për kompeticionin europian. /abcnews.al
Luksemburg – Portugali 0-2
(Bruno Fernandes 39′, Ronaldo (pen) 86′)
Serbi – Ukrainë 2-2
(Tadic (pen) 9′, Mitrovic 56′ / Yaremchuk 33′, Besiedin 90+3′)