Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Yjet e muzikës në “Air Albania”, Era Istrefi ‘on top’!

schedule16:41 - 17 Nëntor, 2019

schedule 16:41 - 17 Nëntor, 2019

Sot do të luhet ndeshja historike mes Shqipërisë dhe Francës, në stadiumin e ri kombëtar, “Air Albania”. Stadiumi do të hapet sot me një ceremoni madhështore dhe në 24 orët e fundit, janë bërë shumë prova nga yjet e muzikës shqiptare që do të marrin pjesë.

Këngëtarja kryesore, është padiskutim Era Istrefi, një artiste e ndërkombëtarizuar tashmë. Era do të këndojë këngën më të famshme të saj, himnin e “Rusi 2018”, Live It Up.

Përveç artistes së mirënjohur, do të ketë dhe emra të tjerë të muzikës, si Flori Mumajesi, Elvana Gjata, Aurela Gaçe etj. Pritet të jetë një atmosferë madhështore para fillimit të kësaj supersfide të Shqipërisë ndaj Francës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!