Moise Kean i përvishet të atit: Mos flit për jetën time

schedule13:39 - 17 Nëntor, 2019

schedule 13:39 - 17 Nëntor, 2019

Moise Kean ka reaguar. Sulmuesi i Everton, i është përgjigjur babait të tij, Jean Kean, i cili ftonte të birin të kthehej në Itali. Mes të tjerave ai thoshte se sulmuesi nuk po kalon një periudhë të mirë në Liverpool dhe se transferimi i tij nga Juventusi te Liverpooli ishte një gabim.

Kean, përmes një postimi në Instagram, përcjell një mesazh për babanë e tij: “Mos fol për jetën time, kur e jotja nuk është një shembull. Nuk po kaloj momente të vështira, më e mirë do të vijë. Faleminderit”.

Postimi i Kean, si kundërpërgjigje e deklaratës së babait të tij

ÇFARË THA BABAI I KEAN – “Transferimi në Angli ishte një gabim, sepse ai është akoma një djalë i ri dhe nuk po e gjen veten tek Evertoni. Nuk më pëlqeu ky transferim. Shpresoj të kthehet në Itali, te Roma. E rëndësishme është të rikthehet këtu. Në Everton, ku luan tani, nuk ndihet mirë. Ju desh të priste disa vite për të provuar një eksperiencë jashtë vendit. Nëse ekziston një mundësi për t’u rikthyer në Itali, shpresoj të ndodhë, që të mos shkatërrohet”.

“E njeh mirë kampionatin këtu dhe mund të bëjë paraqitje të mira. Nëse djali im do më thoshte që Roma e do, do i jepja bekimin tim të kalonte aty. I dërgoj një mesazh atij:  Më dëgjo mirë, jam babait yt nga gjaku, kthehu në Itali për të luajtur dhe do të bëhesh lojtar i madh. Eja luaj në Romë, me mikun tënd Zaniolo. Mos mendo për paratë, por për karrierën”, deklaroi pak ditë më parë  në “Centro Suono Sport”, Jean Kean, babai i sulmuesit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!