Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nënshkroi të enjten një ligj të ri, sipas të cilit, çdo organizatë e huaj, përfshirë ato të themeluara nga organet shtetërore të vendeve të treta, mund të shpallen “të padëshirueshme”.
Ligji nuk vlen për organizatat ndërqeveritare ndërkombëtare pjesë e të cilave është Rusia, e as për organizatat e inkorporuara në struktura qeveritare të vendeve të huaja.
Në qershor, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut gjeti se Rusia e shkeli Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut kur i shpalli “të padëshirueshme” disa organizata të huaja që veprojnë në Rusi.
Përfshirja në listë nënkupton që një organizatë nuk mund të operojë në Rusi, dhe qytetarëve të Rusisë u ndalohet bashkëpunimin me të, sepse në të kundërtën rrezikohen nga ndjekja penale.