VIDEO | Luftarakë, por të pafat! Shqipëria U19 mposhtet në Belgjikë

schedule21:24 - 16 Nëntor, 2019

schedule 21:24 - 16 Nëntor, 2019

Shqipëria U19 është mposhtur 2-1 në transfertën kundër Belgjikës, pavarësisht se bënë një ndeshje të madhe. Në pjesën e parë, ishin vendasit belgë ata që bënë më mirë, duke arritur edhe të shënonin.

Van der Brempt dhe Ketelaere i dhanë avantazhin 2-0 në pjesën e parë Belgjikës. Pjesa e dytë foli vetëm për kuqezinjtë tanë, që patën raste të shumta për të shënuar dhe për të rihapur më shpejt fatet e takimit.

Megjithatë, goli erdhi vetëm në minutën e 77-të, nga sulmuesi Broja. Për fat të keq, kuqezinjtë tanë nuk ia dolën të shënonin një gol barazimi, duke u mposhtur kështu nga “Djajtë” e Belgjikës./abcnews.al

Kualifikuese, Euro U19

Belgjikë – Shqipëri  2-1
Van der Brempt 10’, Ketelaere 45’ / Broja 77’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!