GJIROKASTËR- Një person është vënë në pranga në Gjirokastër për kultivim të lëndëve narkotike.
Sipas policisë, i arrestuari kultivonte bimë në oborrin e banesës së tij, në lagjen “SMT”, si dhe posedonte 2 kilogramë kanabis në banesë.
Sakaq, i arrestuari rezulton me precedent të mëparshëm penal për akuzën armëmbajtje pa leje./ abcnews.al