Nesër në mbrëmje, Shqipëria do të presë skuadrën e Francës, në një sfidë që do të inagurojë dhe hapjen e stadiumit të ri kombëtar, “Air Albania Stadium”. Përballja kundër kampionëve të botës po pritet me padurim si nga futbollistët kuqezi, ashtu dhe nga tifozët.
Franca ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë dhe rrugëtimi i tyre është pasqyruar në kanalin zyrtar të tyre në YouTube. Yjet francezë udhëtojnë me autobus dhe më pas në avion, aty ku janë dhe momentet më gazmore. Olivier Giroud shikohet të luajë me lojëra fjalësh, ndërsa Mbappe e Madanda janë fansa të muzikës.
Mbrojtësi Lucas Digne është nëj fans i madh i NBA dhe në telefonin e tij, po ndjek me shumë interes Russel Westbrook. Kur yjet e Francës zbarkojnë në tokën shqiptare, priten nga shumë tifozë shqiptarë, të cilët përfitojnë të marrin autografe dhe të bëjnë foto me heronjtë e tyre./abcnews.al