Bilanc tragjik, shkon në 300 numri i të vdekurve nga trazirat në Bangladesh

schedule09:05 - 5 Gusht, 2024

schedule 09:05 - 5 Gusht, 2024

Numri i të vdekurve nga protestat në Bangladesh ka shkuar në 300 sot, pasi 94 persona vdiqën dje, në përleshjet midis protestuesve dhe mbështetësve të qeverisë.

Mijëra njerëz kanë dalë në sheshe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministres Sheikh Hasina e cila u zgjodh për një mandat të katërt rresht për drejtimin e qeverisë.

Dhuna është përshkallëzuar gjatë ditëve të fundit në Daka, Bobra, Pabna e Rangpur dhe për këtë arsye autoritetet kanë vendosur gjendjen e shtetrrethimit.

Organizatorët e protestave janë studentët që kërkojnë nga banorët e Bangladeshit që të bashkohen në sheshe kundër kryeministres Hasina.

Por protestuesit janë përballur me reagimin e fortë të policisë e cila ka përdorur plumbat, gazin lotsjellës dhe topat me ujë ndaj tyre, duke shkaktuar një gjakderdhje të vërtetë.

/abcnews.al