Tajfuni Gaemi godet Kinën, 30 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

schedule14:18 - 1 Gusht, 2024

schedule 14:18 - 1 Gusht, 2024

Të paktën 30 persona kanë humbur jetën dhe 35 janë ende të zhdukur si pasojë shirave të rrëmbyeshëm dhe stuhive që shkaktoi tajfuni Gaemi. Tajfuni goditi Kinën jugore javën e kaluar.

Moti ekstrem ka prekur rreth 90,000 njerëz, ka dëmtuar rreth 1,400 shtëpi dhe ka shkatërruar rreth 1,300 rrugë, sipas raporteve.

Më shumë se 11,000 njerëz ishin evakuuar nga qyteti i Zixing pasi disa zona pësuan reshje rekord prej 645 milimetrash në vetëm 24 orë.

/abcnews.al