Ishte një konfirmim.
Britania e Madhe ka qenë gjithmonë një skuadër shumë e mirë në not, por shpesh është “djegur” për fare pak,
Gjithsesi, në stafetën e 4 x 200 metrave stil I lirë për meshkuj po krijohet një traditë që ku I dihet, edhe mund të zgjasë, me katërshen britanike, që fitoi sërish medaljen e artë në Paris 2024, duke mbrojtur titullin olimpik të marrë në Tokio tre vjet më parë.
Koha ishte shumë e mirë, 6’59”43, më pak se një sekondë mbi rekordin botëror dhe olimpik që e mban skuadra e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe që e vendosi kur në pishinë notonte legjenda Michael Phelps.
Katërshja britanike ishte e përbërë nga James Guy, Tom Dean, Matthew Ricchard dhe Duncan Scott, teksa arritën të merrnin kryesimin që në ndërresën e parë dhe e mbajti deri në fund.
Scott ishte më i miri në 100 metërshin e fundit duke dhënë kohën 1’43”95, me të vërtetë të shkëlqyer dhe kjo bëri që britanikët të linin prapa dy rivalët e mëdhenj, Shtetet e Bashkuara me më shumë se një sekondë vonesë, dhe Australinë.
Gjithsesi, në garat e notit në Olimpiadë vazhdon të kryesojë skuadra australiane me 4 të arta, ndonëse amerikanët kanë 15 medalje gjithsej, ndërsa për britanikët kjo ishte e arta e parë. /i.m /abcnews.al