Fluturimet nga aeroporti i Bratislavës janë ndërprerë sot për shkak të paralajmërimit për bombë, tha zëdhënësja e aeroportit, Veronika Demovicova.
Sipas saj, mbërritjet në aeroport nuk janë pezulluar, por pasagjerët në ato fluturime duhet të qëndrojnë në avionë dhe të presin udhëzime të mëtejshme,”Kjo i referohet mbërritjeve të Smartwings nga Marsa Alam dhe Mersa Matrouh (Egjipt), të Rianair nga Burgas (Bullgari) dhe Alghero (Sardenjë) dhe të Mavi Gok nga Antalia,” shtoi Demovicova.
/abcnews.al