Vihen nën kontroll flakët në Lezhë. Forcat zjarrëfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura dhe punonjës të bashkisë përgjatë të gjithë natës fikën vatrat e zjarrit në Shëngjin.
Aktive ka mbetur një vatër në malin e Kakarriqit midis fshatit Zojs dhe Kukul.
“Mund të themi se situata është normalizuar. Forcat e ushtrisë janë përqëndruar në pjesën e malit. Dita e sotme mund të konsiderohet e qetë, pushuesit kanë nisur të kthehen aty ku kishin rezervuar. Nuk ka asnjë ngjashmëri me ditën e djeshme. Është e konsiderueshme, është një sipërfaqe, perimetër prej 3 kilometra, dëmi i shkaktuar në pyje është shumë i madh. Nuk pati dëme në objekte dhe banesa, duke parë flakët, u krijua një lloj paniku. Me ndërhyrjen e dy helikopterëve dhe avionëve, u normalizua situata. Është punuar gjatë natës nga forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Gjergj Figuri./abcnews.al