Kryqi i Kuq kërkon de-përshkallëzimin dhe mbrojtjen e civilëve në Lindjen e Mesme

schedule14:23 - 30 Korrik, 2024

schedule 14:23 - 30 Korrik, 2024

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) të martën bëri thirrje “urgjentisht” për de-përshkallëzimin dhe mbrojtjen e jetëve të civilëve në Lindjen e Mesme mes tensioneve të fundit.

“Një rritje e sulmeve nëpër pjesë të Lindjes së Mesme po u shkakton akoma më shumë vuajtje civilëve dhe po ngre frikën e një konflikti më të gjerë rajonal me pasoja shkatërruese humanitare,” tha KNKK në një deklaratë.

Një valë sulmesh vdekjeprurëse ka goditur Izraelin dhe territoret e pushtuara palestineze, Libanin jugor dhe Jemenin dhe armiqësitë vazhdojnë të shkatërrojnë jetë në Gaza, duke çuar në raporte pothuajse ditore të viktimave civile, tha ai, duke shtuar se “Këto ngjarje të tmerrshme dhe të dhimbshme duhet të të jetë një thirrje për veprim për t’i dhënë përparësi mbrojtjes së jetës së civilëve gjatë konfliktit të armatosur.”

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga kërcënimi në rritje i konfliktit të mëtejshëm dhe të përhapur në të gjithë rajonin dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar që të de-përshkallëzojnë tensionet si një çështje urgjente,” tha Eloi Fillion, ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të KNKK-së.

/abcnews.al