Gjykata e Posaçme dënoi me 5 vite burg Ilir Kapetanin, i cili është arrestuar për korrupsion.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se sipas Prokurorisë së Posaçme, Kapetani, në kohëm që ka mbajtur postin e specialistit pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, iu premtonte zgjidhje qyetetarëve të ndryshëm në këmbim të shumave monetare.
Sipas SPAK, Kapitani ështe i perfshirë në të pakten 14 raste korruptive me trashëgimtarë të ish pronarëve të cilët gjatë kërkesave të bëra për kthimin dhe kompensimin e pronave u premtonte zgjidhje në kembim të shumave të parave./abcnews.al