Ndryshime në qeveri/ Kongresi i PS, Rama: Mandati i katërt të jetë shembullor. Kontroll mbi SPAK? Broçkulla

schedule14:30 - 28 Korrik, 2024

schedule 14:30 - 28 Korrik, 2024

Partia Socialiste zhvilloi të dielën Kongresin, ku kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshime në qeveri dhe propozoi Elisa Spiropalin për postin e kryetares së Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës.

Kreu i qeverisë deklaroi se do t’i propozojë Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, ndryshime në kabinetin qeveritar. Rama tha se Taulant Balla do të propozohet në postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ervin Hoxha, si ministër i Brendshëm, Petrit Malaj si ministër i Financave dhe Piro Vëngu si ministër i Mbrojtjes.

Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi nga socialistët që mandati i katërt të jetë shembullor dhe Partia Socialiste të korrë një fitore spektakolare, ku me votën e diasporës, që e cilësoi realitet politik, synon 1 milion vota për PS.

Akuzat se mazhoranca po kontrollon drejtësinë, i quajti broçkulla. Sipas tij, kushdo nga PS që ka për të dhënë llogari për korrupsion, adresën e ka te SPAK.

/abcnews.al