Një zjarr i madh ka dal jashtë kontrollit në veri të Kalifornisë, i cili në tre ditë është bërë një nga më të mëdhenjtë e regjistruar ndonjëherë në këtë shtet perëndimor të SHBA-së.
Zjarri i quajtur Park Fire,më i madhi i Kalifornisë këtë verë kishte djegur tashmë gati 1.4 milionë hektarë që nga mëngjesi i djeshëm, duke e bërë atë të shtatin më të madh në historinë e shtetit.
The following footage shows the #ParkFire as it continues to show extreme fire behavior, destroying buildings and prompting evacuation orders for thousands of people. Firefighting personnel continue to face challenging conditions as they work tirelessly to contain the ongoing… pic.twitter.com/GEpZA2F6MN
— CAL FIRE (@CAL_FIRE) July 27, 2024
Zjarri, i cili ka detyruar më shumë se 4,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, shpërtheu në një zonë rurale dhe malore pranë qytetit të vogël Chico, i cili është rreth 145 kilometra në veri të Sacramento.
Zjarri shpërtheu të mërkurën pranë Chico, Butte County, dhe brenda pak orësh shkatërroi një zonë të madhe të tij. Deri më tani janë djegur 134 objekte, ndërsa tymi i zjarrit ka mbërritur edhe në shtetet fqinje.
A #Firenado in the #ParkFire shows how wildfire conditions can suddenly change and move across roads. pic.twitter.com/B6OcPLK8bH
— R. Scott Ernst, CPA, J.D. (@ScottErnstDSV) July 28, 2024
Ky zjarr masiv risjell kujtime të këqija për banorët e qytetit Paradise, i cili ndodhet rreth 15 kilometra nga Chico dhe ku 85 persona humbën jetën në vitin 2018 në zjarrin më vdekjeprurës në historinë e Kalifornisë./abcnews.al