Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hyrja në Kuvend e Nisma-AKR ndryshon formatin e qeverisë në Kosovë, reagon Vetëvendosje

schedule16:55 - 15 Nëntor, 2019

schedule 16:55 - 15 Nëntor, 2019

Hyrja e koalicionit Nisma AKR në Kuvend pritet të ndryshojë jo vetëm numrin e deputetëve për partitë dhe koalicionet, por edhe vetë formatin e qeverisë.

Tashmë gjithçka ka ndryshuar dhe një parti e tretë duhet të përshihet në këtë bashkëqeverisje. Ndërkohë, lëvizja Vetëvendosje thotë se është duke mbledhur fakte dhe prova, të ndërhyrjes politike në procesin zgjedhor, dhe ndryshimin e rezultateve.



Vendimi i Gjykatës Supreme që të hiqen nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e ardhura nga Serbia i ka hapur mundësinë koalicionit Nisma AKR të hyjë në Kuvend.

Kjo mund të hedh poshtë të gjitha negociatat LDK LVV për një koalicion qeveritar.

Këto dy parti në bazë të rezultateve përfundimtare kishin 61 deputetë, pa përfshirë minoritetet, por pas hyrjes së Nismës në Kuvend u mbetën vetëm 57.

Por derisa në QNR po rinumërohen më shumë se gjysma e votave, koalicioni Nisma AKR po akuzon Vetevëvendosjen se po kërcënon dhe shantazhon komisionerët e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje thotë se është duke mbledhur fakte dhe prova, të ndërhyrjes politike në procesin zgjedhor, dhe ndryshimin e rezultateve.

VV përmes një reagimi, kërkon nga KQZ-ja të garantojë numërim të saktë të votave, dhe “të mos bie pre e presioneve”.

Kryetarja e KQZ-së Daka përmes një mesazhi u kërkon palëve të ruajnë integritetin e procesit zgjedhor.

Analisti Zekiria Shabani thotë se tashmë gjithcka ndryshon dhe një parti e tretë duhet të përshihet në këtë bashkëqeverisje.

Dek01. Zekiria Shabani- Analist

Ai përjashton mundësinë që koalicioni të bëhet me komunitetet e tjera joserbe meqë sipas tij menjëherë janë rritur apetitet e tyre për të kërkuar hise më të madhe në qeveri.

Dek02. Zekiria Shabani- Analist

Kosova mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme më 6 tetor pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!