Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News Marin Shera inxhinieri shqiptar foli për rrugëtimin e tij dhe të vëllait Mandi Shera, jashtë vendit dhe ëndrrën për prodhimin e makinave.
“Në 2019 kemi projektuar një urë që u publikua edhe nga Këshilli Bashkiak i Mynihut. Këto janë projekte infrastrukturore. Vëllai im ka zhvilluar pasionin e tij në industri. Vështirësia është e madhe, por fillon tek licensimet. Kemi katër vite që merremi intensivisht, pavarësisht se kemi pasur shkëputje. Ne jemi optimistë për realizimin e tyre.
Ai gjithashtu tregoi se i është dashur gati 10 vite për të sjellë prodhimin e parë shqiptar.
Ndërsa u shpreh se ka pasur bashkëpunim me firma inovative në Munih për krijimin e motorëve elektrik.
Gjithashtu foli edhe për planet për të ardhmen, duke thënë se kompania e tyre do të projektojë edhe jahte.
“Kjo makinë do të prezantohet në nëntor në 2025 në Gjenevë, pas këtij prezantimi makina duhet të vazhdojë të avancojë me investimet dhe projektin e mirëfilltë të saj. Emri i kompanisë tonë që ka disa produkte industriale. Emri i makinës do të jetë Serafis, jemi munduar ta lidhim me anën kozmike…”, tha ai.
/abcnews.al/