Lezhë, vatra e zjarrit në fshatin Malecaj mbetet aktive, forcat zjarrfikëse ‘në luftë’ me flakët

schedule09:16 - 25 Korrik, 2024

schedule 09:16 - 25 Korrik, 2024

Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit që u ndez ditën e djeshme në fshatin Malecaj, të njësisë administrative Balldre në Lezhë.

Era e fortë ka favorizuar përhapjen e flakëve. Në terren ndodhen tre mjete zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura dhe ata të bashkisë, të cilët po punojnë për të vënë nën kontroll zjarrin.

Një pjesë e ekipit janë pozicionuar në fshat, për të mos lejuar që flakët t’ju afrohen banesave, ndërsa sipas të dhënave në drejtim të lartësive të malit të Rrencit, po ndërhyhet me pompa shpine, kazma e lopata nga Shërbimi Zjarrfikës, Forcat e Armatosura, dhe forcat bashkiake duke bërë të mundur prerjen e zjarrit e largimin e rrezikut nga shtëpitë.

Ndërkohë, zjarri në fshatin Shemri, njësia administrative Orosh në Mirdite është fikur, ndihmuar dhe nga një sasi reshjesh shiu, që kanë rënë gjate orëve të pasdites së djeshme. Megjithatë, sipas Mbrojtjes Civile, kjo vatër zjarri për siguri, po monitorohet dhe nga shërbimi pyjor i kësaj bashkie.

/abcnews.al