Hoxha: Biden e pati të vështirë të rikuperojë pas debatit me Trump. Presione nga donatorët për tërheqjen e tij

schedule01:44 - 25 Korrik, 2024

schedule 01:44 - 25 Korrik, 2024

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Andi Hoxha thotë se presidenti Joe Biden, vendosi të tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, pasi e kishte të vështirë të rikuperonte pas debatit që pati me ish presidentin Donald Trump.

Në një intervistë për ABC News, Hoxha u shpreh ka pasur goxha presione nga donatorët.

“Mendoj se ai bëri dhe mori vendimin e duhur. Fakti që pati debat televiziv me zotin Trump, nuk ka ndodhur që dy kandidatë të bëjnë debat aq herët. Të dyja palët donin të masnin forcat. Zoti Biden, pas atij debati e ka pasur të vështirë të rikuperojë. Ka pasur goxha presione nga donatorët. Zonja Harris ka mbledhur mbi 100 milion dollarë. Kjo tregon edhe impaktin që zoti Biden ka bërë”, theksoi ai./abcnews.al