Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lumë” kallëzimesh për mashtruesit/ Prokuroria Tiranë: Në tre muaj janë regjistruar 144 raste

schedule18:12 - 24 Korrik, 2024

schedule 18:12 - 24 Korrik, 2024

Vetëm gjatë tre muajve të fundit në kryeqytet 144 persona kanë mashtruar shtetas të ndryshëm, me qellim zhvatjen shumave të ndryshme të parave.

Por ndërsa forma tipike e mashtrimit shfaqet ajo e premtimit, një fenomen i ri ka lindur së paku dy vitet e fundit. Mashtrimi përmes shërbimeve që në të vërtetët nuk kryhen. Në një rast, mashtruesi një hidraulik me banim në Paskuqan u pagua për të kryer riparimet ne një banesë.

Por referuar kallëzimit në prokurori që abc neës ka lexuar, hidrauliku nuk përfundoi punimet e kërkuara dhe klienti i zhgënjyer kërkoi hetime për akuzën e mashtrimit ndaj 57-vjeçarit . Shërbimet e tjera për të cilat klientët kanë kërkuar hetime për mashtrim klasifikohen edhe ato ndaj mjekëve estetistë siç është rasti i një 23-vjeçare që akuzon mjeken se injetikitmi me botokos nuk ka dhënë rezultat e pritura. Të gjitha këto denoncime janë nën hetim nga prokuroria e Tiranës.



Ndërkohë qe rasti më i fundit lidhet me këngëtaren e njohur Bleona Qerreti e cila e shqetesuar nga mos përmbushja e kontratës prej arkitektes kërkoi hetime mbasi e denoncuara ka mashtruar në lidhje me pagesat për arredimin e  banesës se prindërve të Qerretit.

Behet fjale per nje konflikt pagesash mes kengetares dhe arkitektes, por pas veprimeve hetimore prokuroria ka dalë në perfundimin se nuk ka veper penale dhe I ka kërkuar gjykatës të pushojë hetimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!