Skocia ka një varr të vetëm të shtrigave. Eshtrat që u vendosën në 1704 nuk janë më atje dhe autoritet vendase shpresojnë që në fund t’i kthejnë ato.
Washington Post raporton se Lilias Adie u arrestua 315 vjet më parë pasi ajo u akuzua se thirri Satanin ti bënte magji një fqinje femër.
Në fund Adie rrëfeu se ishte magjistare dhe fjeti me djallin dhe më pas vdiq në burg ndoshta nga vetëvrasja , para se trupi i saj të digjej.
Arkeologu Douglas Speirs tregon se Adie ishte një “personazh i famshëm ” pas vdekjes së saj .
Speirs thotë për CNN se Adie ishte në fund të viteve 50 ose në fillim të viteve ’60 kur vdiq dhe se vdekjes së saj iu parapri një trajtim “i ashpër” në burg, duke përfshirë marrjen në pyetje të shpeshta dhe privimin e gjumit./abcnews.al