Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken tha sot se armëpushimi i shumëpritur midis Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas është në horizont, duke shtuar se negociatorët janë shumë pranë një marrëveshje.
Blinken tha se Hamasi dhe Izraeli kishin rënë dakord për një armëpushim të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden në maj pas shumë konflikteve diplomatike, por shtoi se disa çështje duheshin zgjidhur.
“Unë besoj se jemi shumë pranë marrëveshjes dhe po ecim në drejtimin e duhur drejt një marrëveshjeje që do të sillte një armëpushim, do të kthente pengjet e rrëmbyera në shtëpi dhe do të na vendoste në rrugën e përpjekjes për të ndërtuar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm,” tha Blinken.
/abcnews.al