Microsoft tha se po ndërmerr masa pas problemeve të shërbimit në të gjithë botën, duke thënë se ndërprerja e shërbimit filloi pas mesnate. Kompania po heton problemet me shërbimet cloud në SHBA dhe një problem që ndikon në disa nga aplikacionet dhe shërbimet e saj.
Firma e sigurisë së IT-së Crowdstrike në një mesazh telefonik të regjistruar tha se është në dijeni të raporteve të problemeve në sistemin operativ Ëindoës të Microsoft-it në lidhje me sensorin e tij Falcon.
“Faleminderit që kontaktuat me mbështetjen e Croëdstrike”, thuhet në të.
“Crowdstrike është në dijeni të raporteve të problemeve në Windows lidhur me sensorin Falcon”.
Rënia e rrjetit të internetit shkaktoi kaos në disa prej aeroporteve ndërkombëtare në botë. Bankat e mëdha, mediat dhe linjat ajrore pësuan aktualisht ndërprerje të shërbimit të IT në të gjithë botën.
Fluturimet e disa prej kompanive të mëdha ajrore amerikane si Delta, United dhe American Airlines, u anuluan mëngjesin e së premtes për shkak të problemeve të rrjetit të komunikimit, bënë të ditur autoritetet amerikane të Aviacionit.
/abcnews.al