Trafiku ajror në aeroportin e kryeqytetit të Gjermanisë, Berlin, u ndal këtë të premte deri në orën 09:00, dhe të gjitha aeroportet në Spanjë raportuan “incidente” për shkak të problemeve teknike, raporton BBC.
Aeroporti i Berlinit njoftoi në platformën X se fluturimet po vonohen për shkak të problemeve teknike.
Më herët, një numër i kompanive, bankave, mediave dhe linjave ajrore australiane raportuan sot se ishin të ekspozuar ndaj një sulmi masiv kibernetik.
Administrata Federale e Aviacionit (FAA) njoftoi se të gjitha fluturimet e disa linjave ajrore të mëdha amerikane, përfshirë Delta, United dhe American Airlines, janë pezulluar këtë të premte për shkak të problemeve të komunikimit./abcnews.al