Skenari i rënies së Ukrainës/ Koloneli Çuko: Grupimet nacionaliste serbe mund të marrin vrull dhe të realizojnë skenarë ushtarakë

schedule22:14 - 18 Korrik, 2024

schedule 22:14 - 18 Korrik, 2024

Koloneli Arben Çuko i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, foli për luftën në Ukrainë dhe pasojat në Ballkanin Perëndimor.

Ai u shpreh se rënia e Ukrainës do të sjellë gjendje për keqësuese, ndërsa shtoi se grupimet nacionaliste mund të marrin vrull nga rënia e Ukrainës dhe të realizojnë skenarë ushtarake.

“Besoj se rënia e Ukrainës do të sjellë gjendje përkeqësuese. Klanet, grupimet nacionaliste serbe mund të marrin vrull dhe fuqi nga rënia e Ukrainës dhe mund të realizojë skenarë ushtarake”, u shpreh Koloneli.

Ndërsa kapiten Artur Meçollari, u shpreh se “Thelbi qëndron këtu. Që Serbia mund të hysh me targa kosovare. Thelbi qëndron… sa do radikalizohet, qëllimi tyre është të tregojnë si sistemi i Kosovës nuk funksion, që është një shtet i dështuar. Ky është qëllimi i Serbisë”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!