Lufta kundër krimit nuk përfundon me një vendim gjykate, Lakomy: Kjo është vetëm hallka e parë

schedule10:33 - 15 Nëntor, 2019

schedule 10:33 - 15 Nëntor, 2019

Përfaqësuesja e OBDAT Michele Lakomy ka deklaruar se Italia dhe SHBA kanë ekseperiencë për shkatërrimin e grupeve kiminale.

Lakomy ka theksuar se duhet të punojmë më shumë për të zvogëluar rrezikun që vjen nga grupet kriminale.

Sipas Lakomy kjo është vetëm hallka e parë, pasi për të shpërndarë grupet kriminale duhet që  pjesëtarët e tyre të largohen nga aktivitetet kriminale.

Përfaqësuesja e OPDAT shtoi se nënvlerësimi i këtij fenomeni është kërcënim në luftën kundër krimit.

“Krimi i organizuar është një nga kërcënimet kryesore për sigurinë me pasoja politike dhe ekonomike për zhvillimin e shoqërisë. Për botën tonë moderne është e rëndësishme ndalimi kriminalitetit. Krimet ndikojnë në ekonomi duke kaluar përtej kufijve kombëtare. SHBA dhe Italia  kanë eksperiencën që është e mundur të ndalohen, pengohen dhe shkatërrohen grupet kriminale. Për të mbijetuar rrjetet kriminale përdorin taktika të sofistikuara. Nënvlerësimi i fenomenit dhe aktivitetit kriminal është një kërcënim i madh në luftën kundër tij”, tha Lakomy/abcnews.al