Ermal Tahiri, specialist futbollit, është si zakonisht pjesë e emisionit “Pressing” në ABC News. Ai ka analizuar ndeshjen e Shqipërisë kundë Andorrës, si dhe zgjedhjet e trajnerit Reja:
“Nëse trajneri bën rotacion, ka të drejtë. Këto lojtarë që nuk kanë luajtur rregullisht dhe luajtën sot, pse nuk dhanë një fitore? Me një Andorrë që faktikisht është më dobët se ne në të gjitha anët. Do të kemi ne kombëtare për të ardhmen, apo me këto lojtarë do të vërtitemi?
Motivimi i lojtarëve duhet të ishte shumë i madh, janë para ndeshjes me Francën dhe duhet të kishin fituar. Edhe tifozët duhet të ishin të motivuar, të mbështesnin skuadrën. Megjithatë, sot në fushë kishim lojtarë nga Kategoria e Dytë. Dy lojtarë ishin të tillë, që luajnë në kampionate të dyta.
Mua më bezdisin disa gjëra. Një: Mentaliteti! Niveli nga lart direkt e poshtë më bezdis. Një ndeshje e luan të shkëlqyer, e një jo. Duhet të jemi korrekt. Të mos luash me ritëm kundër Andorrës? E dyta: Lojtarët e rinj. E tha edhe Reja që ka dalë nga objektivi dhe po provon lojtarë të rinj.
Këta lojtarë, mund të luajnë me ekipin kombëtar? Jo, nuk e mbajnë dot ritëm. Nuk luajtën mirë kundër Andorrës, por nesër ndaj Francës? Kjo ndeshje të harrohet sa më shpejtë, nga të gjithë. Ndeshja kundër Francës do të ketë më shumë motivim për lojtarët tanë”./abcnews.al

