Ambasadori Grenell mbështet “shëngenin ballkanik”: Sukses nëse futet Kosova

schedule23:45 - 14 Nëntor, 2019

schedule 23:45 - 14 Nëntor, 2019

I dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, ambasadori Richard Grenell,  ka deklaruar se e mirëpret nismën për “shëngenin ballkanik”.

Zyrtari amerikan ka theksuar se kjo nismë mund të jetë e suksesshme nëse përfshihen të gjithë në rajon, përfshirë edhe Kosovën.

Deklarata e ambasadorit është bërë publike në  faqen e internetit të ambasadës amerikane në Berlin, ku mes të tjerash thuhete se: “ne mirëpresim nismën për “mini-Shengenin” e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë“, thuhet në deklaratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!