Kryeministri i ri britanik Keir Starmer ka zhvilluar një bisedë telefonike me Donald Trump pas sulmit të një dite më parë teksa po mbante një miting në Pensilvani.
Sipas zëdhënësit, kryeministri britanik dënoi dhunën, shprehu ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre dhe i uroi Trump dhe të plagosurve shërim të shpejtë.
Më herët, Starmer, në një reagim për ngjarjen në Pensilvani, shkroi:
“Jam i tmerruar nga skenat tronditëse në tubimin e Trump dhe ne i dërgojmë atij dhe familjes së tij urimet tona më të mira. Dhuna politike në çfarëdo forme nuk ka vend në shoqëritë tona dhe mendimet e mia janë me të gjitha viktimat e këtij sulmi.”
I am appalled by the shocking scenes at President Trump’s rally and we send him and his family our best wishes.
Political violence in any form has no place in our societies and my thoughts are with all the victims of this attack.
— Keir Starmer (@Keir_Starmer) July 14, 2024
/abcnews.al


