GJIROKASTËR- Dy persona janë arrestuar në flagrancë në qytetin e Gjirokastrës. Sipas policisë, të arrestuarit janë 59 dhe 58 vjeç.
Gjatë kontrolleve të bëra, policia gjeti dokumente të falsifikuara, të cilat do t’i përdornin të arrestuarit për të kërkuar azil.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rastit dhe zbulimin e peronave të përfshirë në këtë veprimtari jo-ligjore.